Kikia: Zgjedhja e Gjinushit turp për Akademinë e Shkencave, dekreti i Metës një refuzim dinjitoz


Gazeta Express
12 Korrik 2019 17:09

Gazetari Mentor Kikia ka bërë një reagim të shkurtër në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili refuzoi të miratojë zgjedhjen e Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave.

Kikia shkruan se zgjedhja e Gjinushit pa garë dhe për më tepër kur ai ishte ende kryetar i PSD-së, ishte një turp për botën akademike dhe për shoqërinë shqiptare.

Statusi:

Një refuzim dinjitoz i presidentit Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta nuk e dekreton Skënder Gjinushin si Kryetar të Akademisë së Shkencave.
Pavarësisht arsyeve që ka apo që mund të ketë, ky është një veprim i drejtë. Zgjedhja e një politikani karriere, ndërsa kishte ende emrin në KQZ si pjesëmarrës në zgjedhjet vendore, është një turp për Akademinë e Shkencave, një turp për botën akademike në tërësi dhe një turp për të gjithë shoqërinë. Akademia e Shkencave nuk është ministri, ku titullari është post politik. Kreu i Akademisë së Shkencave duhet të jetë një figurë elitare e shoqërisë, duhet të personifikojë jo vetëm studiuesin dhe akademikun, por edhe personalitetin e padiskutueshëm publik.

Te fundit


Kthehu lart