Kida dhe Butrint Imeri kanë lansuar këngën
sonte ashtu siç kishin premtuar në orën 00:00 të ditës së sotme
AM/PM është hiti i radhës i Kidës dhe Butrint
Imerit që është lansuar sonte në orën 23:59.
Ashtu siç është paralajmëruar kjo këngë ka një muzikë dinamike dhe i takon këngëve verore hite që këtë vit karakterizohen me bashkëpunime të ndryshme.
Kënga është prodhuar nga Çelik Lipa, ndërkaq
kënga është postuar në kanalin e Kidës.
Ndryshe Butrinti edhe këtë këngë e ka lansuar më 3 korrik në bashkëpunim me Kidën, gjë që ai e ka bërë vazhdimisht këtë viteve të fundit. Data 3 korrik është ditëlindja e këngëtarit. /GazetaExpress/