Kiçmari: Marrëveshjet Kosovë-Serbi duhet të rishikohen


Gazeta Express
11 Shtator 2019 22:54

Sabri Kiçmari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se ShBA nuk kanë pasur një përfaqësues special për Ballkanin. Ai ka theksuar se Amerika tash ka Matthew Palmerin dhe beson që caktimi i një përfaqësuesi tregon interesim të shtuar për Ballkanin.

Sipas tij, 33 marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë duhet të rishikohen.

 “Të mbesin gjërat e dobishme, dhe të hiqen gjërat që janë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës” tha Kiçmari në RTK.

Kiçmari shtoi se nuk mund të ketë qëndrim unik që të krijohet një asociacion, strukturë brenda shtetit që do ta destabilizonte atë. “Ne nuk pajtohemi as me fusnotën”, tha ai.

“Duhet të krijohen kushtet për tu arritur një koncenzus, në mënyrë që para Serbisë Kosova të flasë me një zë”,  tha Kiçmari.

Te fundit


Kthehu lart