Alban Skenderaj ka sjell këngën e tij më të
re me titull “Ki mëshirë”
Këngëtari Alban Skenderaj ka sjell një këngë
ritmike para fillimit të pranverës.
Është një stil tipik i Albanit, i zhanrit pop
rok, të cilën ai e ka shkruar dhe punuar vetë derisa producent i këngës është
Lorenc Aliaj.
Kënga është lansuar premier në youtube para
katër orëve dhe deri me tani ka më shumë se 70 000 klikime.
Edhe komentet për këtë këngë kanë qenë shumica pozitive, sidomos nga fansat e saj, por që videoklipi i këngës nuk është në nivelin e këngës. /GazetaExpress/