Khan mirëpret diskutimet në OKB për Kashmirin


Gazeta Express
17 Gusht 2019 16:23

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar lidhur me tensionet në rajonin e Kashmirit.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, që u mbajt më 16 gusht, nuk u mor asnjë vendim. Ky takim u thirr nga Kina dhe Pakistani.

Situata në rajonin e Kashmirit u përkeqësua, pasi Nju Dehli, më herët gjatë këtij muaji vendosi t’i jap fund autonomisë në pjesën e Kashmirit të banuar me shumicë myslimane, duke nxitur kështu reagime të ashpra.

“Mirëpres takimin e Këshillimit të Sigurimit për të diskutuar lidhur me situatën serione në Jammu të okupuar dhe Kashmir”, shkroi Khan në rrjetin social Twitter.

“Adresimi i vuajtjeve të popullit të Kashmirit dhe sigurimi i një zgjidhjeje lidhur me këtë mosmarrëveshje është përgjegjësi e këtij trupi”, shtoi ai.

Ambasadori i Nju Dehlit në OKB, Syed Akbaruddi, tha se “nuk kemi nevojë që trupat ndërkombëtarë të na tregojmë se si të jetojmë. Ne jemi një popull prej më shumë se një miliard banorësh”, u shpreh ai pas takimit.

India ka dërguar 10 mijë trupa shtesë në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga ajo, pas frikës se mund të ketë dhunë për shkak të vendimit për t’i dhënë fund statusit të autonomisë në këtë rajon.

Rajoni i Kashmirit është i ndarë ndërmjet Indisë dhe Pakistanit që prej së këto dy shtete fituan pavarësinë nga Britania më 1947.

Dy shtetet kanë zhvilluar tri luftëra lidhur me territorin e rajonit të Kashmirit.

Te fundit


Kthehu lart