Khabib refuzon të bëjë foto me vogëlushin e Barcelonës derisa ai t’i thotë ‘Hala Madrid’


Gazeta Express
16 Qershor 2019 23:55

Kampioni i UFC, Khabib Nurmagomedov, duke bërë shaka ka refuzuar të bëjë fotografi me një vogëlush, fans i Barcelonës. Në fund, tifozi i vogël i Messit dhe Barçës, arriti qëllimin për të bërë selfie me yllin rus, sepse ‘mbylli sytë dhe veshët’ – pranoi të thotë “Hala Madrid”.

Rusi, Khabib Nurmagomedov, nuk e ka fshehur asnjëherë se klub të zemrës ka Real Madridin dhe tani ka bërë shaka me një vogëlush, mbështetës i Barcelonës, të cilin e shtyri të thotë “Hala Madrid” vetëm për të bërë fotografi, raporton Gazeta Express.

“Jo, jo, jo ai është me Barcelonën”, tha Nurmagomedov derisa po bënte fotografi me një tjetër fëmijë, “Jo me ty vëlla”, iu drejtua sërish vogëlushit.

“Unë jam i Real Madridin, vëlla”, vazhdoi Khabib, derisa fëmija i thotë “Nuk është më Ronaldo”. Ai ia kthen, “S’ka rëndësi është Ronaldo apo jo”, pasi Khabib njihet si shok i ngushtë i Cristianos që verën e vitit 2018 la Realin për Juventusin.

“Nëse thua ‘Hala Madrid‘, do të bëjmë foto, hajde!”, i thotë më pas Khabib djaloshit, i cili në fund “mbylli sytë dhe veshët”, pranoi dhe më pas edhe bëri selfie me luftëtarin e arteve merciale mikse.

Shumë fansa, të Realit dhe Khabibit, kanë reaguar për këtë në rrjetet sociale, duke i kërkuar Madridit që ta bëjnë zyrtarisht Ambasador Nurmagomedovin për shkak të dashurisë që ka për klubin e Los Blancos.

Khabib pritet të kthehet në aksion në shtator, për herë të parë pas fitores ndaj Conor McGregor në tetor të vitit të kaluar. /Gazeta Express/

Khabib Nurmagomedov vs Conor McGregor gjatë luftës në Las Vegas

Te fundit


Kthehu lart