“Khabib nuk më mahnit, ai e bën me delet”


Gazeta Express
11 Shtator 2019 20:15

Colby Covington është kandidati kryesor për të sfiduar kampionin Kamaru Usman në peshën velter.

Luftëtari amerikan ka mundjen si disiplinë kryesore dhe, kur pyetet për paraqitje e Khabib Nurmagomedov ndaj Dustin Poirier, ku rusi dominoi dhe fitoi pa shumë mund, ai ka sulmuar dhe ofenduar kampionin e peshës së lehtë.

“Si mu duk Khabib? Nuk jam i impresionuar. Ai u ndesh me Poirier, një luftëtar që nuk di mundje. Të gjithë luftëtarët që ndeshet Khabib nuk dinë mundje.

Le të ndeshet njëherë me mua, do ta mposhtja me nokaut atë që e bën me delet.”

Një ofendim racist i amerikanit ndaj Khabib, diçka që e ka bërë edhe në të kaluarën./Telesport/

Te fundit


Kthehu lart