KGJK-ja pezullon nga puna gjyqtarin Sali Berisha që u arrestua për keqpërdorim të detyrës


Gazeta Express
20 Shtator 2019 15:02

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e kryesuesit Skënder Çoçaj, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e gjyqtarit të Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, Sali Berisha.

Këshilli aprovoi kërkesën e U.D. kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Sami Sharaxhiu, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Sali Berisha.

KGjK-ja shpreh shqetësimin lidhur më këtë rast dhe njëkohësisht gatishmëri për përkrahjen e organeve gjegjëse të sistemit të drejtësisë në procedurat e mëtutjeshme.

Kujtojmë që Policia e Krimeve Ekonomike e ka arrestuar dje gjykatësin e Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu, i cili ka thënë se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin për keqpërdorim detyre.

”Gjyqtari i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, Sali Berisha, është arrestu me urdhër të Prokurorisë Speciale për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ka thënë ai.

Te fundit


Kthehu lart