KFOR’i e demanton Vuçiqin: S’ka shenja se Kosova po planifikon ndërhyrje në Veri


Gazeta Express
13 Mars 2019 17:49

Zëdhënësi i KFOR-it, Vinenzo Graso, ka demantuar deklarime te bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, se Prishtina po planifikon një intervenim të armatosur për të vënë nën kontroll veriun e Kosovës dhe për të marrë Trepçën.

Grasssov ka thënë se nuk ka shenja se Kosova është duke planifikuar diçka të tillë ashtu siç kanë spekuluar disa media.

 Në një intervistë për Tanjug, ka thënë se situata në Kosovë është nën kontroll dhe nuk ka indikacione për incidente të mundshme, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nëse KFOR-i është pajtuar me një plan të tillë të Prishtinës për intervenim në veri, Grassovv është përgjigjur se të gjitha palët duhet të mos provokojnë tensione të panevojshme bazuar në informacione të pabazuar që shkaktojnë shqetësim tek popullata.

Ai gjithashtu është pyetur se çfarë do të bëj KFOR-i nëse Kosova do të ndërhyjë në veri, ai ka thënë se KFOR-i mbanë kontakte shumë stabile dhe të mira me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë, gjithashtu edhe me forcat e armatosura të Serbisë, për të parandaluar çfarëdo aksioni të papritur.

“KFOR-i është i përkushtuar që të ushtrojë mandatin në koordinim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. KFOR-i është duke punuar dhe është i gatshëm për të intervenuar në rast të kërcënimit të sigurisë”, ka thënë ai, trasnmeton Gazeta Express.

Ai ka theksuar se situata e sigurisë në Kosovë është nën kontrollë dhe nuk ka shenja për incidente të mundshme.

“Shqetësimet e shkaktuara nga retorika aktuale, shkaktojnë mundësi që një rast i izoluar të eskalojë. KFOR-i apelon tek të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për fjalën publike dhe të gjitha mediat, të mos shkaktojnë  pasoja me gjëra të tilla”, ka përfunduar Grassov./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart