KFOR-i me mesazh nga Prizreni: Jemi të gatshëm për të ndërhyrë në të gjithë Kosovën


Gazeta Express
25 Qershor 2019 10:05

Përmes një njoftimi për media, KFOR-i ka bërë të ditur së sot në Rajonin e Komunës së Prizrenit, përkatësisht në afërsi të fshatit Zhur, po mbahen ushtrimet e radhës

KFOR-i me njësitë e veta po kryejnë një ushtrim në terren ku përveç pjesëmarrjes së njësive ushtarake, ka edhe mjete të ushtrisë përfshirë edhe helikopterë, ata kanë njoftuar se ky ushtrim nuk do të pengojë rrjedhën normale të qytetarëve.

“KFOR-i vazhdon ushtrimet e tij të rregullta për të ruajtur gatishmërinë e saj për t’u vendosur dhe për të ndërhyrë në të gjithë Kosovën. Ditëve të fundit trupat dhe helikopterët shumëkombëshe të KFOR-it u trajnuan në komunën e Prizrenit”, është shkruar në Facebook.

Policia e Kosovës do të jetë në vëzhgim të këtij aktiviteti dhe do të ofrojë shërbime për çdo kërkesë të qytetarëve.

Te fundit


Kthehu lart