KFC, zgjedhja më e mirë gjatë verës


Gazeta Express
13 Gusht 2019 13:53

Sezona e verës dallohet me daljet e përditshme, ndezjen e skarës me shoqëri, vizitat e shpeshta në restaurantet me ushqim të shpejtë, dhe aktivitete të tjera të cilat i frekuentojmë përgjatë kohës që jemi duke e shijuar diellin e verës. E përderisa të gjithëve na pëlqen të hamë jashtë gjatë kësaj sezone, kjo nxehtësi vjen edhe me rrezikun e helmimit prej ushqimit!

Mirëpo, suksesi i KFC-së në botë nuk varet vetëm nga 11 mëlmesat dhe formula sekrete, por, edhe nga niveli i lartë i sigurisë ushqimore në këtë restaurant. Pavarësisht se a marrim Boxmaster, apo ofertën WOW të marteve, siguria ushqimore është e njëjtë në të gjitha produktet e KFC!

Niveli i sigurisë ushqimore nënkupton që ne si klient të KFC-së, të jemi të shëndetshëm dhe të sigurt pas çdo konsumimi të produkteve të kësaj kompanie. Mënyra se si arrihet kjo siguri na është shpjeguar në pikat më poshtë:

Certifikimi

–   Importi i çdo përbërësi ushqimor është i kontrolluar dhe i certifikuar. Kjo nënkupton se furnitorët e KFC-së duhet të jenë të certifikuar dhe aprovuar nga Zyra Globale, Unioni Europian dhe Agjencioni i Sigurisë Ushqimore të KFC-së. Kjo është si rezultat i kërkimit të prodhuesve me standardet më të larta europiane.

Perimet

–   Fermerët e perimeve gjithashtu posedojnë certifikata të caktuara për tokën dhe ujin i cili përdoret për ujitje.

Vaji

–   Vaji bimor i hithrave është vaji i cili përdoret gjatë përgatitjes së pulës. Ky vaj cilësohet të jetë shumë i shëndetshëm në përgatitje. Si rezultat, përmirëson shëndetin e zemrës dhe ka aktivitet anti inflamatorë.

–   Vaji kontrollohet dhe filtrohet në vazhdimësi duke siguruar që produkti të jetë i standardit të artë (KFC Gold Standard).

Pulat (zogjtë)

–   Pulat ushqehen me ushqim të caktuar me vlera shumë të larta ushqyese. Njëkohësisht pula kalon edhe në procedura të autoritetit Hallall Food.

–   Mishi i pulës mbahet në frigodhoma me temperaturë në bazë të standardeve.

–   Pas përzgjedhjes së mishit të caktuar, ai përgatitet në mënyrë origjinale me recetën sekrete të krijuar nga Kolonel Sanders.

Higjiena

– KFC operon me zero tolerancë ndaj papastërtisë . Si rezultat i kësaj, pastërtia është standardi primar. Gjatë pastrimit, përdoren produkte higjienike organike që të evitohen mundësitë e helmimit nga përbërës të ndryshëm në kuzhinë. Kjo nënkupton se pastërtia është në nivelin më të lartë të mundur. Gjithashtu, kujdes i veçantë i kushtohet higjienës personale të stafit të cilët në vendin e tyre të punës posedojnë dhomën e dushave dhe zhveshtore. Po ashtu, ata udhëzohen përmes standardeve të postuara në vendin e punës që të pastrojnë duart vazhdimisht. Në kuzhinat e KFC-së larja e duarve është obligative dhe janë së paku shtatë lavamanë në restaurant.

– Pastrimi i kuzhinës së KFC-s bëhet me detergjent organik. Janë vetëm dy kompani në botë të licencuara nga KFC të cilat prodhojnë këtë lloj detergjenti.

–   Në anën tjetër, vëmendje e posaçme i kushtohet ujit në restaurante të KFC-së i cili filtrohet përmes dritave ultra violet, në mënyrë që të ketë vetitë më të larta ushqyese.

–   Në kuzhinë gjithashtu ka të vendosura aparate speciale të standardizuara sipas kërkesave të franshizës për eliminimin e insekteve.

Standardet e larta

– Kontrolla e përbërësve të produkteve të KFC-s gjatë importit është e detajuar në mënyrë që përbërësit t’i përmbushin standardet më të larta ushqimore të EU-së.

–   Gjithashtu, KFC përkujdeset që t’ju ofroj çasje të gjithë konsumatorëve duke përfshirë edhe personat me nevoja të veçanta. Në anën tjetër, KFC po ashtu ofron ambient të këndshëm familjar, dhe mbi të gjitha, siguri ushqimore!

#KFC #GISHTATMILEPI

KFC Kosova (Dokumentar)

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart