KFC Kosova me aplikacion për porosi - Gazeta Express
string(35) "kfc-kosova-me-aplikacion-per-porosi"

Gazeta Express

22/04/2020 10:54

KFC Kosova me aplikacion për porosi

Gazeta Express

22/04/2020 10:54

Pse me e mundu vetën me gatim dhe enë-larje, kur koloneli i KFC-së e ka mendu zgjidhjen për ty dhe shëndetin e familjes tënde? Në kohë të shpejtë dhe me freskinë e njejtë si në restaurant, KFC ka zhvilluar website dhe aplikacion mobil që ju mundëson të gjithëve të porosisin në mënyre shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Vetëm zgjedh produktet, dhe dil prite ushqimin e nxehtë para derës së shtëpisë.

Pas shumë kërkesave, shpërndarja e porosive Delivery tashmë ka filluar nga KFC. Tani më vetëm duhet të kyçeni tek webfaqja delivery.kfckosova.com ose përmes aplikacionit –KFC Kosova- i cili mund të shkarkohet nga ky link: https://apps.apple.com/us/app/kfc-kosova/id1506944533

Lexo Edhe:

Vlenë të ceket se KFC mburret me procesin tejet të lehtë të porositjes në webfaqe apo aplikacion, proces i cili pritet të marrë vetëm disa sekonda: thjeshtë vendosni adresën, zgjedhni produktet apo ofertat tuaja të preferura, dhe bëhuni gati për shijen më unike të pulës në vend.

Por, KFC nuk është mjaftuar vetëm me procesin e sofistikuar dhe të thjeshtë për delivery, por ka ndërmarrë masa shtesë për t’u siguruar që pula pasi të largohet nga furra, duart e vetme që e prekin atë janë duart tuaja. Shëndeti i klientëve është prioritet i padiskutueshëm i KFC Kosova.

KFC njihet si prijës i standardit të pastërtisë, ku rregull themelore e punës është pastrimi dhe dezinfektimi i çdo hapësire punuese që ka të bëje me ushqimin. Për të bërë porosi online Delivery në KFC Kosova, mjafton t’i ndiqni hapat në shembullin e ilustruar me video më poshtë