Kevin bëhet baba për herë të parë, zbuloni emrin e veçantë që zgjodhi për vajzën - Gazeta Express
string(79) "kevin-behet-baba-per-here-te-pare-zbuloni-emrin-e-vecante-qe-zgjodhi-per-vajzen"

Rozë

Gazeta Express

13/04/2021 11:27

Kevin bëhet baba për herë të parë, zbuloni emrin e veçantë që zgjodhi për vajzën

Rozë

Gazeta Express

13/04/2021 11:27

Për shumicën prej jush filmi “I vetëm në shtëpi” është i preferuari juaj. E sigurisht që personazhi që pëlqeni më shumë është Kevin. Tani që kanë kaluar shumë vite që nga transmetimi për herë të parë në ekran, gjërat në jetën e aktorit të njohur kanë ndryshuar.

Mediat e huaja shkruajnë se Macaulay Culkin dhe partnerja e tij, Brenda Song, kanë mirëpritur disa ditë më parë fëmijën e tyre. Ata janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Dakota Song Culkin.

Lexo Edhe:

“Jemi shumë të lumtur”, janë shprehur ata të dy, teksa bëhet e ditur se vajza ka ardhur në jetë më 5 prill. Mediat e huaja shkruajnë se çifti zgjodhi emrin Dakota për vajzën në nder të motrës së aktorit, që ndërroi jetë në vitin 2008.

Ajo ishte 29 vjeçe dhe humbi jetën pas një aksidenti me makinë. Ndërkohë “Esquire” ishte media e parë që njoftoi ardhjen në jetë të fëmijës së Culkin dhe Song.