4 burra dhe 4 gra kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një grua e moshës 50-59 vjeçare nga Istogu.
Viktima janë edhe 2 burra dhe 1 grua të moshës 60-69 vjeçare nga Prizreni, Lipjani dhe Prishtina.
4 viktima janë nga Gjakova, Obliqi, Prishtina dhe Peja dhe janë të moshës 70-79 vjeçare.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 68 raste të reja me COVID-19.
Më së shumti raste të reja ka raportuar Ferizaj gjithsej 11, pastaj Prishtina 10 dhe Podujeva 8.

Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...