Ketri i epokës së akullnajave, Scrati ka jetuar vërtetë 230 milionë vite më parë


load
Gazeta Express
25 Gusht 2019 23:28

Scrat, ketri që kërkon marrëzisht lëndën e tij të shumëadhuruar në filmin aq të dashur vizatimor, `Epoka e akullnajave“, paska një paraardhës të lashtë në jetën reale. Scrat qenka i vërtetë dhe ka jetuar përpara rreth 230 milionë vjetësh.

Emri shkencor me të cilin e pagëzoi skuadra e paleontologëve të drejtuar nga Ricardo Martinez i Universitetit të Matanza-s në Buenos Aires, është Pseudotherium Argentines, transmeton Top Channel.

Ekipi ka realizuar me kompjuter imazhin e kafshës i cili bëri menjëherë që të mendohej për personazhin ikone të sagës së animuar. Fosilet ishin gjetur në vitin 2006 në parkun e Ischigualasto në veriperëndim të Argjentinës, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore të Unescos.

Megjithatë, vetëm së fundi ato janë arritur të studiohen me imtësi falë një teknikë të sofistikuar, tomografisë të kompjuterizuar me rreze X dhe rezolucion të lartë. Kafsha ishte pjesë e një grupi zvarranikësh që kishin dhe karakteristika të gjitarëve.

Palentologët mendojnë se pikërisht prej këtij grupi kanë evoluar disa lloje të tjera kafshësh, nga të cilat janë zhvilluar më pas gjitarët.

Te fundit


Kthehu lart