Këto ushqime ndihmojnë shëndetin e dhëmbëve


Gazeta Express
18 Shtator 2019 19:18

Shëndeti i dhëmbëve varet shumë edhe nga ushqimi. Njerëzit që e teprojnë me të ëmblat me gjasë do të përballen me rënien e dhëmbëve.

Ata që pinë alkool kanë një gojë të dehidratuar dhe si rrjedhojë mishra të dëmtuar.

Pijet e gazuara kanë gjithashtu një efekt të dëmshëm tek shëndeti i dhëmbëve.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që duhet të konsumoni dhe ato që duhet të shmangni për të siguruar shëndetin dentar.

Ushqimet Më Të Mira Për Shëndetin e Dhëmbëve

Molla

Mollët përmbajnë shumë fibër dhe ujë që mundësojnë eliminimin e mbetjeve ushqimore nga dhëmbët.

Kafshimi dhe përtypja e mollës luan efekt pastrues falë prodhimit të lartë të pështymës.

Djathi

Djathi, bashkë me shumë produkte të tjera të bulmetit siç është kosi, nxisin prodhimin e pështymës dhe rrisin nivelin e pehashit të gojës.

Kësisoj, ato ulin rrezikun e prishjes së dhëmbëve.

Për më tepër, këto produkte kanë kalcium dhe proteinë që forcojnë enamelin e dhëmbëve.

Barishtet

Sipas studimeve, barishtet janë të shëndetshme për të gjithë organizmin, përfshirë këtu edhe dhëmbët.

Ato janë plot e për plot me vitamina dhe minerale.

Kalçiumi ushqen enamelin ndërsa acidi folik i mbron dhëmbët.

Bajamet

Bajamet janë fantastike për dhëmbët sepse janë të pasura me kalçium dhe proteina por përmbajnë pak sheqer.

Bajamet kërkojnë një përtypje të vazhdueshme duke nxitur kështu prodhimin e pështymës.

Uji

Uji njihet për aftësinë e eliminimit të kavitetit dhe forcimit të dhëmbëve.

Uji shpëlan dhëmbët nga mbetjet ushqimore dhe nxit prodhimin e pështymës e cila është e domosdoshme për pastrimin dhe shëndetin e dhëmbëve.

Për ta përmbyllur, ekspertët thonë që njerëzit duhet të kujdesen fort për shëndetin dhe paraqitjen e dhëmbëve duke ngrënë sa më shumë barishte, arrorë dhe fruta.

E fundit, por jo nga rëndësia, gjithçka përmbyllet me një gotë me ujë.

Te fundit


Kthehu lart