Këto ushqime janë arsyeja që ndiheni të fryrë gjatë gjithë ditës


Gazeta Express
25 Nëntor 2019 11:31

Padyshim se një nga ndjesitë më të këqija gjatë ditës, është të ndihesh i fryrë edhe pse keni ngrënë pak. Mirëpo, cila është arsyeja që ju ndjeheni kështu? Ekspertët thonë se ushqimet, që konsumoni në mëngjes janë arsyeja e kësaj ndjesie.

Sipas tyre, disa nga këto ushqime që duhet shmangur në mëngjes janë:

Sandwich-ët– Një mëngjes i tillë, i mbushur me djath të yndyrshëm, apo mish të procesuar e bënë trupin tuaj që të mbajë më shumë ujë. Gjithashtu këto ushqime treten shumë më ngadalë, kshtu që praktikisht ato mbeten në stomak gati gjatë gjithë ditës.

Kroasantët– janë një nga ushqimet më të përdorura në mëngjes, mrëpo ato mund të jenë arsyeja që ju ndiheni të fryrë gjatë gjithë ditës.

Petullat– gjithashtu janë ushqime shumë të përdorura në mëngjes, mirëpo ato përmbajnë miell të bardhë si dhe sheqerna të rafinuara, të cilat janë shumë të vështira për tu tretur.

Kafeja me qumësht– ëmbelsuesit pa kalori, të cilët përdoren në këto lloje të kafesë, janë një nga arsyet kryesore të fryerjes së barkut.

Frutat– edhe pse duket si ide e mirë, konsumimi i frutave në mëngjes, mirëpo nëse e tejkaloni masën, sidomos me fruta me përmbajtje të lartë të sheqerit siç janë: kumbullat, nektarinat, qershitë apo mollat ju do të ndiheni të fryrë gjatë tërë ditës. Këto fruta janë të pasura me fruktozë, një lloj sheqeri, që për shumë njerëz është i vështirë për t’u tretur. /Express

Te fundit


Kthehu lart