Këto lagje të Prishtinës nesër mbesin pa ujë - Gazeta Express
string(44) "keto-lagje-te-prishtines-neser-mbeten-pa-uje"

Këto lagje të Prishtinës nesër mbesin pa ujë

Gazeta Express

25/11/2020 23:06

KRU Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, do të realizohen disa punime teknike dhe si rrjedhojë një pjesë e Prishtinës do të mbetet pa ujë.

Bëhet fjalë për punime në ndërrimin e gypit të ujit në rrugën “Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU “Prishtina” dhe Komuna e Prishtinës.

Lexo Edhe:

Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër Fi 200 mm.

“Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës “Haxhi Zeka” dhe rrugët përreth deri në lagjen Kolovica, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtinës.