Këto lagje të Prishtinës do të mbesin sot pa ujë - Gazeta Express
string(48) "keto-lagje-te-prishtines-do-te-mbesin-sot-pa-uje"

Gazeta Express

06/06/2020 7:37

Këto lagje të Prishtinës do të mbesin sot pa ujë

Gazeta Express

06/06/2020 7:37

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të realizohen kyçjet e gypit të ujit në Lagjen “Pejton” të kryeqytetit.

Zonat që do të mbesin pa ujë të pijshëm, për shkak të realizimit të punimeve teknike, nga ora 10:00-18:00 janë: lagjja “Pejton”, lagjja ”Dardania ”, lagjja “Lakrishte” dhe lagjja“ Kalabria”, njofton ujësjellësi i Prishtinës.

Lexo Edhe:

“Këto punime realizohen nga kontraktori i Komunës së Prishtinës ( investim i komunës në ndrrimin e gypit të azbestit ). Roli i KRU ” Prishtina ” ka qenë përpilimi i projektit në fjalë dhe mbikqyrja e vazhdueshme, ndërsa nesër do të jetë angazhimi në mbikqyrjen e realizimit të këtyre kyçjeve, manipulimi me valvola për ndërprerjen e ujit përgjatë punimeve dhe çdo punë tjetër ndihmëse që kërkohet”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.