Këto komente le t’kenë diçka, Dafina e dj.Geek po i hutojnë të gjithë - Gazeta Express
string(67) "keto-komente-le-tkene-dicka-dafina-e-dj-geek-po-i-hutojne-te-gjithe"

Këto komente le t’kenë diçka, Dafina e dj.Geek po i hutojnë të gjithë

Gazeta Express

25/10/2020 13:39

 Dj.Geek i ka habitur të gjithë me komentin që ia ka shkruar Dafinës.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Dj, Geek ishin në një romancë dashurie.

Lexo Edhe:

Lidhja e dyshes nuk zgjati shumë dhe ata treguan se më nuk janë bashkë.

Pavarësisht kësaj ata kanë treguar se gëzojnë raporte të mira shoqërore edhe pas ndarjes mirëpo komentet që ia shkruajnë njëri-tjetrit e thonë të kundërtën.

Në një foto të postuar nga Dafina në Instagram, dj.Geek i ka komentuar asaj.

Madje kjo s’është hera e parë kur dysha shkëmbejnë komente në Instagram.

E ky shkëmbim i komenteve e sidomos figurave të njohura si “emoji” ku ata përdorin zemra, ka bërë që fansat të dyshojnë se në fakt ata nuk janë ndarë asnjëherë.

Fansat po dyshojnë se ata nuk janë ndarë për asnjë moment dhe kanë vendosur që lidhjen e tyre ta shijojnë në qetësi, por se çfarë po ndodh saktësisht mbetet të shihet së shpejti.