Këto janë shkeljet për të cilat një i huaj mund të dëbohet nga Zvicra - Gazeta Express
string(69) "keto-jane-shkeljet-per-te-cilat-nje-i-huaj-mund-te-debohet-nga-zvicra"

Këto janë shkeljet për të cilat një i huaj mund të dëbohet nga Zvicra

Lajme

Gazeta Express

20/02/2024 20:25

Ekzistojnë shkelje të ndryshme për të cilat të huajt, bazuar në ligj, mund të dëbohen nga Zvicra, siç ekzistojnë edhe përjashtime.


Në parim, një dëbim i detyrueshëm nga vendi mund të vendoset për një periudhë prej pesë deri në maksimum 15 vjet. Kohëzgjatja e periudhës së dëbimit vendoset nga gjykatat pavarësisht nga masa e dënimit për krimin e kryer, transmeton albinfo.ch. Në një artikull të shkruar enkas, gazeta Blick sqaron se në cilat raste të huajve u hiqet leja e Qëndrimit të Përhershëm (Viza C).

Lexo Edhe:

Deliktet që ndiqen nga pozita zyrtare

Këtu hyjnë: të gjitha llojet e vrasjeve, vetëvrasja e asistuar, zjarrvënia. Po kështu edhe ëndimet e rënda trupore dhe gjymtimi mund të çojnë në dëbim. Vjedhja, mashtrimi dhe shkelja, si dhe abuzimi me kartën e kreditit, mund të rezultojnë gjithashtu në tërheqjen e lejes suaj të qëndrimit të përhershëm.

Deliktet në trafik

Ajo që mund të tingëllojë e çuditshme, por mund të përfundojë shumë keq, është pengimi i transportit publik – edhe veprat si kjo ndëshkohen me heqjen e lejes së përhershme të qëndrimit

Përhapja e sëmundjeve

Kushdo që ndot ujin e pijshëm ose përhap sëmundje, mund të dënohet me heqjen e Vizës C.

Rrezatimi jonizues

Rreziku nga energjia bërthamore, radioaktiviteti dhe rrezatimi jonizues, dëmtimi i qëllimshëm i sistemeve elektrike, strukturave hidraulike dhe pajisjeve mbrojtëse – të gjitha këto “flasin” në gjykatë në favor të dëbimit nga vendi, transmeton albinfo.ch. Si kriter llogariten edhe përmbytjet dhe shembjet që shkaktohen qëllimisht.

Trafikimi i qenieve njerëzore

Të gjitha aktet seksuale që kryhen pa pëlqimin e partnerit seksual, si dhe nxitja e prostitucionit dhe akteve seksuale me fëmijë janë arsye për dëbim nga vendi. Martesa e detyruar, trafikimi i qenieve njerëzore, rrëmbimi dhe pengmarrja konsiderohen gjithashtu arsye për dëbim.

Terrorizmi dhe krimet e luftës

Gjithashtu shkak për dëbim është pjesëmarrja në organizata terroriste apo kriminale. Dëbimi gjithashtu pason krimet kundër njerëzimit, gjenocidin dhe krimet e luftës.

Rastet me rrethana lehtësuese

Në parim, dëbimi nga vendi shmanget vetëm “nëse kjo do të shkaktonte vështirësi serioze personale për të huajin” – për shembull për njerëzit që kanë lindur dhe janë rritur në Zvicër.

Vetëmbrojtja mund të konsiderohet gjithashtu një arsye për të shmangur dëbimin, përcjell albinfo.ch. Për të gjitha krimet e tjera mund të urdhërohet një dëbim jo i detyrueshëm nga vendi.