Sezoni i qershive ka sjellë në treg prodhimin vendor nga Kosova, i kultivuar me përkushtim dhe sipas standardeve të larta të cilësisë.
Kompania Tafaj & Co. SH.P.K. njofton se qershitë e saj janë prodhuar në Kosovë dhe i nënshtrohen kontrollit laboratorik për të garantuar siguri dhe cilësi për konsumatorët.
Përfaqësuesit e kompanisë theksojnë rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve vendorë, të cilët kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë, ekonomisë dhe punësimit në vend.
“Duke zgjedhur produktet vendore, qytetarët mbështesin fermerët dhe bizneset kosovare, ndërsa njëkohësisht përfitojnë produkte të freskëta dhe cilësore”, thuhet nga Tafaj & Co. SH.P.K.
Kompania fton konsumatorët që gjatë këtij sezoni të zgjedhin qershitë vendore, si një mënyrë për të mbështetur prodhimin kosovar dhe zhvillimin e sektorit bujqësor në vend.


Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke qenë zgjedhja e parë për shumë udhëtarë...