Normat e divorcit ndryshojnë ndjeshëm sipas profesionit, nga vetëm 14.2% te aktuarët*, deri në gati 50% në disa profesione shërbimi dhe mbështetjeje shëndetësore.
Sipas të dhënave të American Community Survey, të përpunuara nga FlowingData, profesioni me normën më të ulët të divorcit në SHBA është ai i aktuarëve (specialistë të vlerësimit statistikor të rrezikut në sigurime dhe financë), me 14.2%.
Në kahun tjetër, disa profesione raportojnë norma divorci pranë 48%, duke nxjerrë në pah dallime të mëdha brenda tregut amerikan të punës.
Një nga gjetjet më interesante është ndarja brenda sektorit të shëndetësisë. Mjekët, dentistët dhe fizioterapistët renditen mes profesioneve me normat më të ulëta të divorcit, ndërsa ndihmësit e kujdesit në shtëpi, ndihmësit psikiatrikë dhe infermierët praktikë renditen mes profesioneve me normat më të larta.
Kjo tregon se nuk është vetëm sektori ai që ka rëndësi, por edhe kushtet konkrete të punës, oraret, niveli i autonomisë dhe presioni emocional që shoqëron rolin.
Profesionet me normat më të ulëta të divorcit
Profesionet me më pak divorce kanë disa tipare të përbashkëta. Shumica kërkojnë arsim të avancuar, licenca profesionale ose ekspertizë teknike të specializuar.
Në krye të listës janë:
Arsimi duket se është një nga faktorët shpjegues. Studimet e bazuara në të dhënat e Censusit tregojnë se normat e divorcit priren të ulen me rritjen e nivelit arsimor. Personat vetëm me diplomë të shkollës së mesme kishin normë divorci 38.8%, krahasuar me 30.1% për ata me diplomë dyvjeçare pas shkollës së mesme dhe 25.9% për ata me të paktën diplomë universitare.
Profesionet me normat më të larta të divorcit
Në anën tjetër të renditjes janë profesione që shpesh lidhen me orare të çrregullta, punë me turne, kontakt të vazhdueshëm me publikun ose ngarkesë të lartë emocionale.
Ndër profesionet me normat më të larta të divorcit janë:
Orare të paqëndrueshme mund të jenë një pjesë e shpjegimit. Studime të mëparshme kanë gjetur lidhje mes punës me turne nate, konflikteve punë-familje dhe rrezikut më të lartë për ndarje ose divorc, veçanërisht te prindërit e rinj.
Çfarë tregon renditja
Renditja sugjeron se profesioni dhe jeta familjare janë më të lidhura nga sa mendohet zakonisht. Asnjë profesion nuk përcakton fatin e një martese, por faktorë si oraret e punës, stresi, niveli arsimor, të ardhurat dhe autonomia në punë duket se lidhen me rezultate shumë të ndryshme në jetën personale.
Ndarja brenda shëndetësisë është shembulli më i qartë: dy njerëz mund të punojnë në të njëjtin sektor, por të përballen me presione krejt të ndryshme në marrëdhënie, në varësi të rolit që kanë.
Kompania Frutex, pas ftesës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë lidhur me mundësitë e furnizimit...