Këto janë pasojat e shëndetit për personat që flenë pranë një personi që gërhet


Gazeta Express
26 Nëntor 2019 13:06

Është e vështirë ta mohosh se jetesa me një person, që gërhet mund të jetë shumë sfiduese, sidomos nëse ai person është dikush me të cilin e ndani të njëjtin shtrat. Krahas ndjenjës së bezdisë, pasojat e gërhitjes mund të jenë vërtet shqetësuese edhe për shëndetin e personit që i vuan ato.

Disa nga pasojat që sjell gjumi me një person që gërhet janë:

Gjumi i pamjaftueshëm- personat, të cilët ndajnë shtratin me njerëz që gërhasin zakonisht vuajnë nga gjumi i pamjaftueshëm si dhe ndërprerje të vazhdueshme të gjumit. Një person, që nuk pushon sa duhet, është i prirë të ndihet i lodhur dhe jo produktiv gjatë gjithë ditës.

Probleme me marrëdhënie- fakti që gërhitja e partnerit nuk ju lejon të flini, mund të sjellë probleme edhe në marrëdhënien tuaj. Dëgjimi i një personi, që gërhet pranë jush, ju bën të zgjoheni dhe t’i flisni që të pushojë. Shumë çifte madje flenë veç e veç, për të shmangur zhurmën.

Pasojat të tjera të mundshme të gjumit pranë  personave që gërhasin janë:

Nervozizëm, përgjumje, humbje e përqendrimit dhe kujtesës, depresion, ankth, stres, dobësim i sistemit imunitar dhe probleme me dëgjim. /Express

Te fundit


Kthehu lart