Këto janë metodat që e shkrijnë dhjamin rreth belit brenda pak javëve


Gazeta Express
9 Korrik 2019 12:26

Dhjami rreth belit është një problem për shumë persona. Edhe pse nuk duket mirë, problemi më i madh është se yndyra e tepërt në trup mund të shkaktojë edhe disa sëmundje siç është diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Kështu që shkrirja e tij ka benefite të mëdha për shëndetin dhe mënyrën se si dukemi.

Nëse dëshironi ta hiqni dhjamin rreth belit atëherë duhet t’i përmbaheni këtyre 5 metodave, të cilat janë vërtetuar edhe me shkencë se funksionojnë:

Shmangni produktet dhe pijet me sheqer– Sheqeri artificial është shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Sipas studimeve, sheqeri e dëmton procesin metabolik duke ndikuar në shkatërrimin e funksionit të shumë organeve të rëndësishme siç është mëlçia apo veshkat. Krahas problemeve shëndetësore, sheqeri konsiderohet si shkaktari numër një i dhjamit dhe peshës së tepërt.

Konsumoni më shumë proteina– Proteinat janë përbërësit ushqyes më të rëndësishëm kur vjen puna te heqja e dhjamit dhe humbja e peshës. Sipas një studimi, konsumimi i proteinave është i lidhur edhe me heqen e dhjamit rreth belit. Kështu që filloni të hani më shumë vezë, peshk, dhe produkte të qumështit në mënyrë që të keni sa më pak dhjam në trupin tuaj.

Hani ushqime të pasura me fibra– Është thënë gjithmonë që konsumimi i ushqimeve, të cilat përmbajnë fibra është shumë i rëndësishëm për heqjen e peshës. Këto ushqime treten shumë lehtë dhe ju ngopin shpejt.

Bëni ushtrimet e duhura– Padyshim që edhe ushtrimet dhe aktivitetet fizike janë shumë të rëndësishme kur vjen puna tek humbja e peshës. Ekzistojnë disa ushtrime specifike, të cilat ju ndihmojnë në heqjen e dhjamit rreth belit dhe formësimin e muskujve në këtë regjion. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart