Këto janë komunat ku janë paraqitur 27 rastet e reja me Covid-19 - Gazeta Express
string(64) "keto-jane-komunat-ku-jane-paraqitur-27-rastet-e-reja-me-covid-19"

Gazeta Express

01/06/2020 21:16

Këto janë komunat ku janë paraqitur 27 rastet e reja me Covid-19

Gazeta Express

01/06/2020 21:16

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë rezultuar 27 raste pozitive nga 172 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol), njofton Klan Kosova

Lexo Edhe:

IKSHPK po ashtu njoftoi se nga 08 shkurt deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.140 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.110 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.