Këto janë kërkesat që Rusia ka për Perëndimin, përmendet NATO-ja - Gazeta Express
string(63) "keto-jane-kerkesat-qe-rusia-ka-per-perendimin-permendet-nato-ja"

Lajme

Gazeta Express

17/12/2021 13:29

Këto janë kërkesat që Rusia ka për Perëndimin, përmendet NATO-ja

Lajme

Gazeta Express

17/12/2021 13:29

Rusia të premten paraqiti një varg garancish të sigurisë që i dëshiron nga Perëndimi, përfshirë premtimet për të hequr dorë nga aktitivetetet ushtarake në Ukrainë dhe Evropë Lindore dhe moszgjerim të mëtejmë të NATO-s.

Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov, u tha gazetarëve se Rusia dhe Perëndimi duhet të fillojnë nga një fletë e pastër për t’i rindërtuar marrëdhëniet, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Agjencia e lajmeve “RIA” i përmblodhi propozimet e Moskës si në vijim:

– Të përjashtohen zgjerimi i mëtejmë i NATO-s dhe pranimi i Ukrainës në aleancë;

– Të mos dërgohen trupa dhe armë shtesë jashtë shteteve ku kanë qenë në maj të vitit 1997 (para se ndonjë shtet i Evropës Lindore t’i bashkohej NATO-s), me përjashtim të rasteve të veçanta, me pëlqimin e Rusisë dhe anëtareve të NATO-s;

– Të braktisen të gjitha aktivitetet ushtarake të NATO-s në Ukrainë, Evropë Lindore, Kaukaz dhe Azi Qendrore;

– Të mos vihen në gjendje gatishmërie raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme aty ku mund ta godasin territorin e palës tjetër;

– Të mos kryhen ushtrime me më shumë se një brigadë ushtarake në një zonë kufitare sipas marrëveshjes dhe të mos shkëmbehen rregullisht informata rreth ushtrimeve ushtarake;

– Të konfirmohet që palët nuk e cilësojnë njëra-tjetrën si armike dhe të pajtohen për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore dhe të përmbahen nga përdorimi i forcës;

– Të ketë zotim për të mos krijuar kushte që mund të perceptohen si kërcënim nga pala tjetër;

– Të krijohen linja për kontakte urgjente.