Gattuso: Do të shkojmë në Barçë me helmeta e parzmore - Gazeta Express
string(71) "gattuso-do-te-dalim-me-helmeta-e-parzmore-ne-ndeshjen-kthyese-me-barcen"

Gattuso: Do të shkojmë në Barçë me helmeta e parzmore

Gazeta Express

26/02/2020 10:58

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, tha se klubi italian do të pajiset me helmeta dhe parzmore për t’i pasur në dispozicion gjatë ndeshjes kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Përkundër që fillimisht kaluar në epërsi përmes golit të shënuar nga Dries Mertens, i cili e barazoi rekordin e Napolit për golashënuesin më të mirë në histori të klubit, skuadra e Serisë A e mori vetëm një barazim 1:1 nga ndeshja e së martës në San Paolo, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi francez i Barcelonës, Antoine Griezmann, arriti ta barazojë rezultatin gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, mirëpo katalonasit e pësuan një goditje tjetër afër fundit të ndeshjes, kur Arturo Vidal u ndëshkua me karton të kuq.

Dhe Gattuso thotë se skuadra e tij është e gatshme për një betejë në Camp Nou më 18 mars, pasi që ish-mesfushori italian i Milanit beson Napoli ka gjasa reale ta eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

“Asgjë s’ka marrë fund për ne kur jemi duke luajtur në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, madje as kur luajmë me letra bixhozi”, tha trajneri i Napolit në konferencën për media, pas ndeshjes.

“Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që do të duhet t’i kalojmë. Do të blejmë helmeta e parzmore. Do t’i marrim të gjitha mjetet e nevojshme dhe do ta luajmë ndeshjen e radhës. Asgjë s’ka marrë fund”. /Gazeta Express/