Këto janë gjërat më të tmerrshme që i bëjmë lëkurës çdo ditë


Gazeta Express
14 Gusht 2019 17:14

Sipas shumë studimeve, femrat gjatë jetës së tyre, mesatarisht vendosin 400 lloje të kimikateve artificiale në trupin e tyre çdo ditë.

Disa nga produktet kozmetike, që femrat i përdorin çdo ditë kanë vërtetë shumë dëme shëndetësore duke filluar nga infertiliteti, çrregullimet neurologjike si dhe dëmtime të tjera të shëndetit. Disa nga dëmet shëndetësore më të zakonshme janë problemet me lëkurën si dhe pjakja e parakoshme.

Tanimë dihet se një nga përbërësit kryesorë të produkteve kozmetike është parabeni. Kjo substancë gjendet në 90% të produkteve kozmetike dhe është jashtëzakonisht e dëmshme për lëkurën.

Lëkura ka tendencë të thith çdo produkt që ia vendosim. Kur parabeni përthithet ne lëkurë, trupi vepron ndaj tij sit ë ishte estrogjen dhe kështu shkaktohet probleme hormonale, dhe probleme të tjera që në disa raste mund të çojnë në infertilitet.

Një produkt tjetër mjaft i dëmshëm,  i cili mund të interferojë edhe me sistemin nervor është phenoxyetanoli. Me anë të studimeve të bëra në kafshë, është vërejtur se kjo substancë shkakton dëme të mëdha në sistemin nervor, në veshka dhe mëlçi.

Disa substanca të tjera shumë të dëmshme dhe të cilat ndodhen në produkte kozmetike si sapunët, deodorantët dhe pastat e dhëmbeve janë edhe: Parabens, Phenoxyetanoli, Pthalates, parafina dhe Triclosani. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart