Këto janë fjalët e para të Meliza Haradinajt si ministre - Gazeta Express
string(56) "keto-jane-fjalet-e-para-te-meliza-haradinajt-si-ministre"

Këto janë fjalët e para të Meliza Haradinajt si ministre

Gazeta Express

05/06/2020 8:29

Ministrja e re e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka folur pasi që ka marrë detyrën e re në krye të dikasterit të diplomacisë.

Ajo me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se do të shërbejë që të mbrojë interesat shtetërore të Kosovës, integritetin territorial dhe rendin kushtetues.

Lexo Edhe:

Siç është shprehur ajo, për të është nder të shërbejë në këtë pozitë.

“Dje nisa një detyrë të re institucionale – si ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Republikën e Kosovës. Më shumë se një detyrë, të shërbej për ta mbrojtur interesat shtetërore të Kosovës, integritetin territorial dhe rendin kushtetues – është një nder dhe privilegj”, ka shkruar ajo.