Këto janë efektet e jashtëzakonshme që do t’i vëreni nëse hiqni dorë nga sheqeri


Gazeta Express
19 Korrik 2019 9:47

Sipas një dietologe, largimi I ëmbëlsirave nga dieta juaj, që krahasohet me varësinë ndaj drogës, mund të përmirësojë shëndetin dhe performancën tuaj, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Dr. Samatha Coogan, ka paraqitur efektet që ka heqja dorë nga ëmbëlsirat. Sipas dietologes, në fillimin do t’iu shfaqen simtpoma si kokëdhimbje, dhimbje të barkut apo ndryshime në zorrën e trashë, mirëpo këto simptoma zgjasin shumë pak.

“Me kohë do të vëreni një përmirësim të funksionit të trurit dhe shëndetin në përgjithësi”, tha Dr. Coogan.  “Gjithashtu do të vërehen edhe përmirësime të pamjes së lëkurës, flokëve dhe kualitetit të gjumit”, shtoi ajo.

Sheqeri është një substancë që krijon varësi, kështu që është shumë e rëndësishme, që njerzit të informohen për këtë dhe t’I dinë efektet negative që sheqeri mund t’I shkaktojë.

Disa nga benefitet që do t’I vëreni pasi të heqni dorë nga sheqeri janë:

Përmirësimi I produktivitet në punë– Nëse heqni dorë nga sheqeri, truri juaj brenda disa muajve do të filloj të funksionojë më mirë. Sipas neurologëve, të mësuarit dhe koncentrimi janë shumë të lidhura me sasinë e sheqerit në trup. Sa më pak sheqer në organizëm aq më mirë do të funksionojë truri.

Përmirësimi I lëkurës dhe flokëve– Shumë hulumtime kanë treguar se përdorimi I shqerit dhe ëmbëlsirave dëmton lëkurën dhe flokët, duke e zvogëluar sasinë e kolagjenit. Kështu që heqja e ëmbëlsirave nga dieta do të ishte mënyra e duhur për ta mbajtur një lëkurë dhe flokë të shëndetshme.

Prandalimi I diabetit– Tanimë dihet se sasia e lartë e sheqerit mund ta rrisë sheqerin në gjak dhe të shkaktoj sëmundje të lidhura me zemër.

Gjithsesi organizmi I njerëzve të ndryshëm funksionon ndryshe, kështu që krahas këtij faktori, ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë gjenetik, fizik dhe psikik që lujanë rol në mirëmbajtjen e lëkurës, flokëve dhe funksionimin e trurit. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart