Këto janë dy çantat me para që dyshohet se i konfiskoi Policia sot - Gazeta Express
string(66) "keto-jane-dy-cantat-me-para-qe-dyshohet-se-i-konfiskoi-policia-sot"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2021 12:32

Këto janë dy çantat me para që dyshohet se i konfiskoi Policia sot

Lajme

Gazeta Express

24/02/2021 12:32

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Aksioni ka vazhduar edhe në katër komuna tjera, shkruan Express.

Në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha, dhe disa zyrtarë tjerë.

Lexo Edhe:

Gjatë bastisjes së sotme, janë konfiskuar edhe dy çanta me para, gjë për të cilën reagoi edhe Ehat Miftaraj përmes një postimi duke thënë  se në këtë aksion duket se janë konfiskuar dy valixhe me para, teksa ka lavdëruar prokurorin e rastit Rafet Halimin dhe zyrtarët policorë që kanë marr pjesë në këtë aksion.