Këto gjëra duken të shpifura, mirëpo tregojnë se jeni mirë me shëndet


Gazeta Express
13 Qershor 2019 11:48

Ekzistojnë disa procese fiziologjike, të cilat mund të duken të shpifura, mirëpo realisht janë indikacione që tregojnë se keni një shëndet të mirë.

Disa nga to janë:

Gazrat– Në qoftë se keni vërejtur se kohëve të fundit keni më shumë gazra, atëherë mos u brengosni! Kjo tregon se sistemi juaj imunitar është duke funksionuar siç duhet.

Jashtqitja e hollë– Shumë njerëz thonë se çfarë del nga trupi juaj tregon se çfarë keni në të. Edhe jashtqitja e butë tregon se sistemi juaj imunitar dhe metabolizmi është duke funksionuar në mënyrën e duhur.

Trupi  juaj mbanë aromë– Shume herë aroma e trupit është e padurueshme dhe e shpifur. Pavarësisht kësaj, ju duhet ta keni parasysh se kur trupi juaj lëshon aromë të pakëndshme, atëherë organizmi është duke u detoksifikuar, kështu që nuk ka asgjë për tu brengosur.

Jashtqitja nuk mbanë erë shumë të keqe– Nëse keni vërejtur se jashtqitja juaj nuk prodhon aromë shumë te keqe, atëherë trupi juaj është duke funksionuar mirë.

Lëvizje e zorrëve– Sinjal tjetër që tregon se organizmi juaj është në formë të mire, janë edhe lëvizjet e zorrëve dhe zhurma që krijohet në to. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart