Këto gabime që bëni gjatë dietës mund të jenë shkaku që nuk po dobësoheni


Gazeta Express
3 Tetor 2019 10:38

Kohëve të fundit, obeziteti apo mbipesha është kthyer në një nga problemet më shqetësuese për shoqërinë. Sipas qendrës për kontrollim dhe parandalim të sëmundjeve, obeziteti mund të krahasohet me duhanpirjen.

Shumica prej njerëzve zgjedhin dieta të ndryshme për të humbur kilet e tepërta, mirëpo vetëm një gabim i vogël gjatë dietës mund ta zgjasë procesin e humbjes së kileve.

Sipas ekspertëve, humbja e kileve përmes dietave strikte është shumë afatshkurtër. Dietat nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme, pasi që ju mund t’I ktheni ato kile të humbura pas një kohe shumë të shkurtër.

Dietat, gjithashtu, mund të çojnë në sjellje të çrregulluara të ngrënies. Oraret e përpikta dhe sasia e moderuar e ushqimit, mund t’ju kthehet në regjim dhe kështu t’ju çrregullohet mënyra e ngrënies.

Shumica e dietave kanë të bëjnë me shtypjen e nevojës për të ngrënë. Në një plan afatgjatë, kjo mund t’ju kthejë në njerëz më pak të përgjegjshëm ndaj ndjesive natyrore të urisë dhe kështu ju mundoheni ta mbani peshën nën kontroll. Sipas Sandra Amondt, njerëzit janë më të rrezikuar nga ngrënia, që shkaktohet nga ndjenja e mërzisë apo ndryshimeve emocionale.

Të qenët në një dietë, është shumë stresuese. Studimet kanë treguar se rritja e hormonit të stresit-kortizolit, lidhet me ngrënien e tepruar. Kështu gjatë këtyre situatave stresuese, organizmi juaj do të ketë nevojë të konsumojë më shumë ushqime me yndyrë dhe sheqer. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart