Këto 10 truke ju shpëtojnë nga situatat e pakëndshme


Gazeta Express
4 Tetor 2019 7:54

Vija të dukshme të mbathjeve, flokë të çrregullt dhe këpucëtrrëshqitëse mund t’i kthejnë momentet më të mira në ato më të sikletshmet. Lajmi i mirë është se ne mund t’i shpëtojmë këtyre momenteve të bezdisshme duke zbatuar disa truke që mund ta rregullojnë menjëherë situatën.

Ne e gjithashtu e dimë se çfarë ndjesie të jepet të gjendesh në situata të vështira dhe gjetëm disa truke që mund t’ju ndihmojnë t’i shmangni ato.

Vija të mbathjeve që nuk do t’ju shqetësojnë

Është kaq zhgënjyese kur vishni fustanin, fundin apo pantallonat tuaja të preferuara dhe kuptoni se keni linja të dukshme të të brendhsmeve nga mbrapa. Nëse i shihni, shanset janë se do t’i shohin edhe njerëzit e tjerë.

Në vend të kësaj, investoni paratë tuaja dhe merrni disa të brendshme me formë të mirë. Do të jenë shoku juaj më i mirë, veçanërisht kur vishni pëlhura delikate.

Kthejeni flokët tuaja të yndyrosura në një stil flokësh tërheqës.

© True Lies / 20th Century Fox © Perfect / Columbia Pictures

Flokët e ndyrë dhe të çrregullt mund të shkaktohen nga çdo gjë, qoftë kjo një ditë me erë apo fakti që thjesht nuk e ndjeni për të larë flokët. Por çfarë ndodh kur duhet të dukeni mrekullueshëm, por nuk keni kohë për dush?

Krihnini të gjithë flokët duke përdorur ca llak flokësh dhe do të dukeni si një personazh i famshëm në shumë pak kohë.

Këpucët e rrëshqitshme nuk do ta prishin momentin tuaj.

© Pexels / pixabay © depositphotos.com

Nëse do të shkoni në një festë ose do të keni një taakim të rëndësishëm, patjetër që do të vishni këpucë të bukura. Por nganjëherë këpucët me pamje të mirë janë jashtëzakonisht të pakëndshme, veçanërisht nëse janë të reja. Thembra tmund të jenë shumë të rrëshqitshme dhe shanset që ju të rrëzoheni janë të mëdha.

Për ta rregulluar këtë, përdorni zam të nxehtë. Ngjiteni atë në një pjesë të vetme nën këpucën tuaj dhe problemi do të zgjidhet.

Sqetullat që vijnë erë i përkasin së kaluarës.

© depositphotos.com © varintorn / pixabay

Përdorni limon për të kuruar sqetullat që vinë erë. Është një ilaç i vjetër që vret në mënyrë efektive bakteret. Merrni një limon të freskët, priteni atë dhe fërkoni sqetullat tuaja me të. Pastaj bëni një dush pasi lini që lëngu të thahet në lëkurën tuaj. Duke e bërë këtë një herë në ditë do të ndihmojë të hiqni qafe erën e trupit.

Nuk ka më këpucë me erë të pakëndshme!

© depositphotos.com © evita-ochel / pixabay

Nuk është aspak bukur kur hiqni këpucët dhe vjen erë sikur të keni vrapuar për një javë pa u ndalur. Thjesht vendosni pak sodë buke në këpucë përpara se të shkoni diku, në mënyrë që të thithë të gjithë aromën dhe djersën.

Përdorni deodorant për zonën tuaj T.

© depositphotos.com © depositphotos.com

Kur është e nxehtë dhe lagështirë, makijazhi juaj shpesh sikur “noton” në fytyrën juaj. Disa blogerë sugjerojnë përdorimin e deodorantit si primar. Po, deodorant.

Por sigurohuni që produkti është përgatitur me përbërës natyralë për të mos dëmtuar lëkurën e fytyrës tuaj.

Harrojini “fundet ngjitës” duke përdorur llak flokësh ose deodorant.

Mund të dukeni dhe të ndiheni mrekullueshëm, por pasi të keni ecur disa kilometra, fundi juaj mund të fillojë të ngjitet nëpër këmbët tuaja. Fatkeqësisht, është elektriciteti statik që po prish momentin tuaj.

Në rast se nuk keni një produkt të veçantë antistatik në dorë, aplikoni pak llak flokësh ose deodorant në rrobat tuaja përpara se të dilni jashtë.

Për ato që i lyejnë vetë thonjt.

Aplikimi i masës së xhelit është një procedurë mjaft e gjatë. Por, po sikur të përfundoni dhe të kuptoni se ju është mbaruar pastruesi? Tani duart tuaja duken sikur ngjiten në çdo vend.

Merrni një pastrues të zakonshëm të manikyrit të thonjve ose diçka që përmban alkool dhe përdoreni në vend të një pastruesi. Por kini kujdes, nuk duhet të përmbajë aceton.

Thuajini lamtumirë puçrave!

© depositphotos.com © Kjerstin_Michaela / pixabay

Është kaq e besdisshme kur gjen një puçërr në fytyrën tënde. Por a e dinit se mund ta shkaktonit sepse e thani fytyrën me një peshqir? Nëse e bëni këtë, sigurohuni që është një peshqir i pastër pasi ato të ndoturit mund të jenë një shtëpi për bakteret.

Në vend të kësaj, lëreni që fytyra të thahet vetë ose përdorni pecetat e fytyrës.

Nëse llaku juaj i flokëve përfundon

© depositphotos.com © snd63 / pixabay

Ju po krijonit një stil të mrekullueshm flokësh kur sapo zgajtët dorën për të marrë sprajin e flokëve patë se ishte bosh! Sidoqoftë, gjithmonë mbetet diçka.

Mbajeni majën e llakut të flokëve në ujë të nxehtë të rrjedhshëm. Sigurohuni që të mos e ngacmoni kurrë hundën me një kruese dhëmbësh.

A keni përjetuar ndonjëherë momente të vështira si këto? A dini më shumë truke se si të qëndroni “në krye të gjërave” kur këto katastrofa godasin? Ndani përvojat tuaja dhe lini çdo koment më poshtë!

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart