"Këta jo që e kapin shtetin, po e plasin krejt", Hamza akuza për Vetëvendosjen pas shkarkimit të Valdete Dakës - Gazeta Express
string(106) "keta-jo-qe-e-kapin-shtetin-po-e-plasin-krejt-hamza-akuza-per-vetevendosjen-pas-shkarkimit-te-valdete-dakes"

“Këta jo që e kapin shtetin, po e plasin krejt”, Hamza akuza për Vetëvendosjen pas shkarkimit të Valdete Dakës

Lajme

Gazeta Express

15/06/2021 7:33

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka komentuar shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Hamza ka thënë se shkarkimi i Dakës është bërë për të kontrolluar KQZ-në, nga partia në pushtet.

Lexo Edhe:

“Këta zakonisht e kanë pas një parullë ‘kapja e shtetit’, e kam thënë me të drejtë dhe tash po vërtetohet ‘këta jo qe e kapin shteti, po e plasin krejt. Prej se kanë ardhur në pushtet puna kryesore e tyre ka qenë shkarkimi i njerëzve nëpër institucione duke mos respektuar bazën legale, pa ndonjë arsyeshmëri të plotë”, tha Hamza në Kanal 10.