Kështu shet Barcelona: Më thanë se klubi kishte nevojë për para - Gazeta Express
string(62) "keshtu-shet-barcelona-me-thane-se-klubi-kishte-nevoje-per-para"

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 9:33

Kështu shet Barcelona: Më thanë se klubi kishte nevojë për para

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 9:33

Nelson Semedo ka folur për largimin nga Barcelona dhe ka treguar sesi kriza ekonomike kishte bërë që ai të shitej në Premierligë.

Mbrojtësi i djathtë portugez, edhe pse ishte titullar në ekipin e parë, u shit nga Barcelona në Wolves për t’i rritur financat e klubit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kur u ktheva nga pushimi, mbërrita në Barcelonë dhe bisedova me klubin, si zakonisht”, tha Semedo për Telegraph.

“Ata më thanë se klubi kishte telashe financiare dhe se unë isha ndër lojtarët të cilët mund të largoheshin për të sjellë para”, zbuloi ai.

“Kishte edhe të tjerë që ishin në pozitë si unë: [Luis] Suarez, [Arturo] Vidal, [Ivan] Rakitic”. /Gazeta Express/