Kështu mund të duket stadiumi kombëtar i Kosovës


Gazeta Express
15 Maj 2019 10:32

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ende nuk e ka zgjedhur projektin dhe kompaninë që do ta ndërtojë stadiumin kombëtar të Kosovës. Ministri Kujtim Gashi kishte thënë se ndërtimi do të fillojë gjatë vitit 2019.

Tani, njëra kompani, Grainca Group Studio, që ka aplikuar për këtë projekt, e ka publikuar propozimin e saj dhe përmes fotografive të mëposhtme mund ta shikoni se si mund të duhet stadiumi kombëtar i Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Përderisa ministri Gashi kishte bërë të ditur se stadiumi i ri pritet t’i ketë 25 mijë deri në 30 mijë ulëse, ky propozim planifikon që në stadium të jenë 30,100 ulëse në dispozicion për tifozët, në krahasim me 13,500 ulëset në “Fadil Vokrri”.

Propozimi i kompanisë Grainca Group Studio përfshin edhe 4 mijë vendparkime, 800  dhoma gjumi, hapësira për konferenca, pishina të brendshme, SPA, lokale afariste, zyre dhe hapësira të gjelbra. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart