Kështu festojnë pashkët arbëreshët e Italisë


Gazeta Express
21 Prill 2019 23:40

Ka mbi 550 vjet që shqiptarët emigruan në viset jugore të Italisë, dhe ata ende nuk e kanë harruar gjuhën dhe traditën e të parëve.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, shumë shqiptarë, duke përfshirë edhe familjen e Skënderbeut, emigruan për të ikur nga pushtuesi.

Sot edhe pse kanë kaluar pesë shekuj e gjysmë, ata ende e ruajnë gjuhën, traditën, kulturën e mbi të gjitha flamurin shqiptarë.

Në fotografinë e mëposhtme të publikuar, arbëreshët janë mbledhur në Piana degli Albanese të Italisë, dhe mund të shihni se si ata po i festojnë Pashkët me flamurin kuq e zi, që daton që nga koha e Skënderbeut.

Arbëreshët, për një kohë të gjatë jetuan në komunitete të izoluara, dhe nuk lejonin që Italianët të përziheshin me ta.

Kjo ia mundësoi ruajtjen e gjuhës dhe traditave, e mbi të gjitha kjo ia mundësoi ekzistencën si komunitet i veçantë në këtë pjesë të Italisë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart