Kështu e promovuan vaksinimin ish-presidentët Obama, Bush e Clinton - Kurti e Vitia nëpër kafene - Gazeta Express
string(89) "keshtu-e-promovuan-vaksinimin-ish-presidentet-obama-bush-e-clinton-sshihen-duke-pire-kafe"

Kështu e promovuan vaksinimin ish-presidentët Obama, Bush e Clinton – Kurti e Vitia nëpër kafene

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 13:20

Ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton, në mars të këtij viti organizuan fushatë të veçantë për promovimin e vaksinimit kundër Covid-19. Në Kosovë liderët politikë nuk kanë organizuar ndonjë kampanjë për vaksinim. Derisa sot të moshuarit kosovarë po torturoheshin në tollovi para sallë “1 Tetori” në përpjekje të një vaksine ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po pinte kafe në një lokal të Prishtinës.

“Shkenca është e qartë. Këto vaksina do t’ju mbrojnë ju dhe ata që ju i doni nga kjo sëmundje e rrezikshme dhe vdekjeprurëse”, thotë ish-presidenti Bush në video, duke i nxitur amerikanët që të vaksinohen.

Lexo Edhe:

Nëse nuk hapet videoja, klikoni KËTU.

“Kjo është hapi i parë drejt përfundimit të pandemisë dhe drejt çuarjes përpara të vendit tonë”, thotë ish-presidenti Obama.

Nëse nuk hapet videoja, klikoni KËTU.

Ndonëse nuk e kishin obligim angazhimin në punën e autoriteteve shëndetësore tash kur nuk janë më në detyrë, ish-presidentët amerikanë e dhanë kontributin e tyre për ta qartësuar punën e vaksinimit dhe nxitjen e popullsisë për vaksinim, shkruan Gazeta Express.

Kosova sot është tronditur nga mosmenaxhimi i vaksinimit. Kanë dalë pamje të qindra të moshuarve të cilët po prisnin në tollovi për t’u vaksinuar.

Ministri Vitia nuk ka thënë asnjë fjalë për situatën e krijuar, ndërsa është fotografuar në një kafene të Prishtinës.

Liderët kosovarë nuk kanë nisur ndonjë kampanjë për mobilizimin e popullit për vaksinim. Sot Qeveria është akuzuar se nuk po menaxhon vaksinimin, kësisoj kanë rrezikuar të infektohen qindra të moshuarit që kanë shkuar te salla “1 Tetori”, që është e vetmja qendër e vaksinimit në Prishtinë.

Deri sot, Kosova nuk ka arritur të blejë asnjë vaksinë, ndërsa si donacion ka marrë rreth 38 mijë sosh. /Express/