Kështu e feston Drita titullin në Superligë - Gazeta Express
string(43) "keshtu-e-feston-drita-titullin-ne-superlige"

Gazeta Express

22/07/2020 19:48

Kështu e feston Drita titullin në Superligë

Gazeta Express

22/07/2020 19:48

Trajneri dhe lojtarët e Dritës i janë gëzuar së bashku fitimit të titullit të kampionit në Ipko Superligë, pasi ishin mbledhur për ta para duelin i cili edhe i bëri kampion.

Drita është shpallur kampione e Ipko Superligës 2019/20, pas barazimit 2:2 mes Gjilanit dhe Ballkanit në javën e parafundit të sezonit të mërkurën.

Lexo Edhe:

Gjilani dhe Ballkani barazuan 2:2 në një ndeshje vendimtare për titullin e kampionit në Superligë, duke ia mundësuar rivalit të tyre ta fitojnë titullin një javë para fundit, raporton Gazeta Express.

Drita i ka 68 pikë në krye të Superligës, tri më shumë se Gjilani në vendin e dytë dhe katër më shumë se Ballkani në të tretin, një xhiro para fundit.

Pavarësisht rezultateve në javën e fundit, Drita do ta mbetet lidere sepse e ka mundur Gjilanin dy herë në tri duelet mes vete këtë sezon.

Prandaj, Drita është kampione e Kosovës për herë të tretë në histori të klubit, dhe për herë të parë pas vitit 2018.

Drita e ka postuar një fotografi të lojtarëve dhe trajnerit të vet, të cilët e kishin shikuar së bashku takimin mes Gjilanit dhe Ballkanit, me mbishkrimin: “Kampionë”.