Kështu duket tabela e IPKO Superligës pas ndeshjeve të sotme - Gazeta Express
string(62) "keshtu-duket-tabela-e-ipko-superliges-pas-ndeshjeve-te-sotme-3"

Gazeta Express

25/06/2020 19:15

Kështu duket tabela e IPKO Superligës pas ndeshjeve të sotme

Gazeta Express

25/06/2020 19:15

Këtë mesjavë është luajtur xhiroja e 26-të e IPKO Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Drita e mposhti Vushtrrinë në udhëtim me rezultat të thellë, 4:0 për ta ruajtur fillimisht primatin, e më pas edhe për t’u shkëputur në tabelë, pas ndeshjeve të sotme.

Në fakt, gjilanasit festuan pas rezultateve të ndeshjeve të sotme.

Prishtina nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 ndaj Llapit në udhëtim edhe pse fillimisht ishte në avantazh.

Gjithashtu, edhe Ballkani u ndal nga Ferizaj, me të cilin barazoi 1:1.

Me këtë rast, Drita shkëputet në 4 pikë ndaj Prishtinës dhe 5 ndaj Ballkanit.

Gjilanasit po shkojnë me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit të Kosovës. /Gazeta Express/