Kështu duket tabela e grupit të Kosovës U-21 pas fitores kundër Turqisë


Gazeta Express
11 Qershor 2019 22:20

Kosova U21 ka bilancë të 100 për qind në eliminatore për Euro 2021, ku nga dy ndeshje ka dy fitore

Kosova U21 e Rafet Prekazit ka arritur një fitore të madhe në Fadil Vokrri kundër Turqia U21 duke fituar me rezultat 3-1.

Golat për Kosovën i shënuan; Arbenit Xhemajli (45), Mirlind Daku (72) dhe Lirim Kastrati (90), kurse për turqit shënoi Halil Dervisoglu.

Me këtë fitore Kosova U21 arrin në kuotën e gjashtë pikëve, pasi që para pesë dite mposhti Kombëtaren e Andorrës në Andrra me rezultat 4-0.

Kështu Kosova i prin tabelës së Grupit të 3, më gjashtë pikë. Turqia është e dyta më katër pikë por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar aq sa ka edhe Shqipëria që është e treta me 2 pikë nga tri ndeshje të zhvilluara.

Andorra U21 është në vendin e katër me 1 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara, kurse të fundit janë Anglia dhe Austria, të cilat ende nuk kanë luajtur ndonjë ndeshje në grup. /GazetaExpress/

Tabela





Te fundit


Kthehu lart