Kështu duket grupi i Shqipërisë pas fitores ndaj Moldavisë!


Gazeta Express
11 Qershor 2019 22:56

Kombëtarja shqiptare e mposhti Moldavinë me rezultat 2:0 dhe i shton gjasat për kualifikim në Evropianin 2020 pasi ngelet vetëm tri pikë prapa tre liderëve të grupit

Kombëtarja shqiptare e mposhti Moldavinë me rezultat 2:0, në ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2020, shkruan Gazeta Express.

Kuqezinjtë e kanë mposhtur ekipin moldav me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Elbasan Arena” falë golave të Sokol Cikalleshit dhe Ylber Ramadanit.

Kjo ishte fitorja e dytë e Shqipërisë krahas dy humbjeve në Grupin H.

Falë kësaj fitoreje, Shqipëria i mban gjallë shpresat për kualifikim në Euro 2020.

Kuqezinjtë gjenden në pozitën e katërt në tabelë me 6 pikë të grumbulluara, tri më pak se liderët, Franca, Turqia e Islanda, nga e cila humbën javën që shkoi. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart