Kështu duket grupi i Kosovës pas ndeshjeve të sontme


Gazeta Express
26 Mars 2019 0:12

Sonte është zhvilluar xhiroja e dytë e kualifikimeve të Kampionatit Evropian 2020. Kosova e zë vendin e tretë në Grupin A me 1 pikë

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar sonte me Bullgarinë me rezultat 1:1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020, shkruan Gazeta Express.

Bullgarët kanë shënuar të parët në epërsi, ndërs Arbër Zeneli ia ka siguruar një pikë ekipit të Bernard Challandes me një super-gol të shënuar në pjesën e dytë.

Mirëpo, dominimi gjatë tërë ndeshjes dhe rastet e pastra nuk e ndihmuan ekipin Verdhekaltër ta fitonte lojën.

Sidoqoftë, Kosova e shijoi pikën e parë në kualifikime e Evropianit, në të cilat po merr pjesë për herë të parë në histori.

Dhe, kjo pikë i mban “Dardanët” në pozitën e tretë me 1 pikë, ndërsa përpara saj gjenden Anglia dhe Bullgaria, të cilat e kanë nga një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart