Kështu bën banjë Tuna me Tianin


Gazeta Express
17 Shtator 2019 23:22

Tuna duket se i ka munguar Tianit për disa ditë, pasi që këngëtarja ishte parë në pushime e vetme në Madagaskar

Por, pas kthimit nga pushimi, këngëtarja shkupjane nuk di të ndahet nga djali i saj.

Ajo ka postuar një foto në InstaStory ku shihet se është duke bërë banjë në vaskë me djalin e saj, Tianin.

“Kurrë nuk ka qenë, as kurrë nuk do të jetë, një gjë kaq speciale sa dashuria në mes të një nëne dhe një djali”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, mediat kishin spekuluar edhe për një krizë në martesën e Tunës me Patrisin, por këngëtarja me t’u kthyer nga pushimet ajo i ka përjashtuar këto gjëra duke ndërruar mbiemrin e saj nga Sejdiu në Berisha. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart