Londra është shtëpia e shumë e shumë monumenteve dhe vendeve të famshme ku thuhet se janë të pushtuara nga fantazmat, por tregimi për fantazmën e Bruce Castle, për të cilën thuhet se vizitohet nga një krijesë e frikshme çdo nëntor, shumë pak kemi dëgjuar
E vendosur në qytetin verior të Londrës, lagjen e Tottenham, kështjella e shekullit 16, fillimisht njihej me emrin “Shtëpia e Zotnisë” por ajo ishte edhe shtëpia e Zonjushës, Constatina Lucy. Rrethanat misterioze se si ajo vdiq, ende diskutohet dhe ka spekulime të mëdha nga historianët që flasin për fantazmat në të edhe sot.
Tregimi më i shpeshtë është se ajo ishte martuar me Henry Hare, Lord i dytë i Coleraine, i cili trashëgoi kështjellën e Bruce, pasi babai i tij vdiq shkaku se në fyt i mbeti një kockë e një gjeldeti.
Martesa thuhej se nuk ishte e lumtur dhe pasi që ai u lodh nga gruaja e tij e re, Lordi Coleraine e kishte mbyllur në një dhomë të shtëpisë së tij Zonjushën Constantina.
Gjatë kohës, marrëdhënie e tyre fillon të keqësohet dhe ajo thuhet se u mbyll në një dhomë të vogël që gjendej afër kullës së orës.
E pakënaqur me mbylljen e saj dhe keqtrajtimin e tmerrshëm, Zonjusha Constantina u hodh nga ballkoni me fëmijën e saj, duke vdekur bashkë më të, transmeton GazetaExpress.
Edhe pse viti i vdekjes së saj është 1680, nuk ka ndonjë të dhënë që tregon se ajo ishte varrosur në oborrin e kishës, pavarësisht se ka të varrosur të tjerë që janë regjistruar si të varrosur në këtë vend në të njëjtin vit.
Hera e parë që shpirti i Constantinas u dokumentua se është parë rreth Kështjellës Bruce ishte 200 vite më vonë, pasi ajo kishte vdekur, me anë të një artikulli në Tottenham & Edmonton Advertiser.
Pjesë nga ky raport historik i kësaj gazete, i botuar në mars të vitit 1858, është kur një oficer indian pyeti një zonjë nga Tottenhami që vizitonte Kështjellën e listuar si të Klasës së Parë, nëse ata dinin diçka për fantazmën e Kështjellës Bruce.
Ajo i thotë atij që natën e përvjetorit kur vdiq zonja e saj, diku në nëntor, një “formë e egër mund të shihet duke qëndruar të pragu dhe klithma e saj dëshpëruese dëgjohet në tërë ambientin vjeshtor të qytetit”.
Pavarësisht këtij aktiviteti paranormal të famshëm, shumë pak njihet si histori e fantazmave brenda Britanisë, Shtëpia Bruce sot operon si një muze ku mysafirët mund të bëjnë turne brenda saj.
Për të hyrë brenda nuk ka nevojë për pagesë, vizitorët mund të shohin ekspozitën e artistit të lindur në Tottenham, Beatrice Offer, e ku tregohet puna e tij artistike dhe pikturat e tij ndryshe.
Vizitorët po ashtu mund të zbulojnë që Kështjella Bruce është emëruar sipas Scottish Royal House of Bruce, e transformuar në mesjetë edhe si shkollë për djemtë. /GazetaExpress/