Këshilltari i ri i Kurtit Agon Hamza dëshironte që amerikanët të mos kenë të drejtë vote - Gazeta Express
string(89) "keshilltari-i-ri-i-kurtit-agon-hamzaa-deshironte-qe-amerikanet-te-mos-kene-te-drejte-vote"

Gazeta Express

10/03/2020 13:20

Këshilltari i ri i Kurtit Agon Hamza dëshironte që amerikanët të mos kenë të drejtë vote

Gazeta Express

10/03/2020 13:20

Albin Kurti sot e ka emëruar për këshilltar njërin nga përfaqësuesit më të devotshëm të të majtës radikale, Agon Hamzën, i cili në profilin e tij në Twitter, ka përdorur gjuhë të ashpër antiamerikane.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Në vazhën e kompletimit të kabinetit të tij, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vazhduar me emërime të këshilltarëve për sektorë të ndryshëm. Mirëpo, asnjë nuk është më simptomatik sesa emërimi i Agon Hamzës, në pozitën e këshilltarit duke i ditur qëndrimet e tij politike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kapitalizmin në përgjithësi. Mjafton që t’i hedhet një sy postimeve të tij në Twitter, për ta kuptuar se ku qëndron ideologjikisht zoti Hamza. Bie fjala, në një njërin prej twitt-ave të tij ai pajtohet me filozofin Slavoj Zizek për SHBA’të.

“Të gjithë në mbarë botën duhet të lejohen për të votuar përveç qytetarëve në SHBA” shkruan Hamza më 3 prill 2016.

Ai, në rreth 5 mijë postime që ka në Twitter i thur lavde komunzimit, e glorifikon Karl Marx-in dhe flirton me Stalinin. Ja çfarë shkruan ai.

“Dikur ishte një fjalë e mirë: Komunizëm! Nuk e kuptoj pse e majta dëshiron ta distancojë veten prej saj”.

Gjatë gjithë postimeve të tij duke iu referuar idolit Slavoj Zizek, Hamza godet Donald Trump-in, Hillary Cliton-in, Macron-in dhe komplet establishmentin politik euroatlantik.

“Amerika është përsëri madhështore: Enver Hoxha zgjedhet President i Shteteve të Bashkuara”, shkruante Hamza në vitin 2016.

Është e çuditshme se si Kurti në kulmin e përplasjeve me SHBA’të e emëron për këshilltar Hamzën duke iu ditur të gjitha këto qëndrime.