Këshilltari i Pacollit publikon dosje të reja të krimeve serbe në Kosovë në vitin 1918 - Gazeta Express
string(86) "keshilltari-i-pacollit-publikon-dosje-te-reja-te-krimeve-serbe-ne-kosove-ne-vitin-1918"

Këshilltari i Pacollit publikon dosje të reja të krimeve serbe në Kosovë në vitin 1918

Gazeta Express

24/01/2020 12:48

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka shpalosur dokumente të reja, në të cilat shihen emrat e shqiptarëve të persekutuar pa gjyq nga Jugosllavia.

Aty vërehen emrat e Xhafer Devës, Rexhep Mitrovicës, Bislim Bajgorës e shumë familje tjera atdhetare.

Lexo Edhe:

“Kjo dosje është në gjuhën e fshehtë të ish-Jugosllavisë dhe tani Serbia quhet “Libri i armiqve të shtetit duhet të likuidohet pa gjyq dhe pa procedime”, ka shkruar Zyberaj.

Postimi i plotë:

Shteti serb-Platforma shtetërore e eleminimit të shqiptarëve pa gjyq

Në këto dosje mund të lexoni emrat e shqiptarëve të persekutuar nga Jugosllavia e Versajës të themeluar në vitin 1918 dhe Jugosllavia pas AVNOJ e themeluar në vitin 1944, ku shqiptarët konsideroheshin armiq dhe ishin në listën e likuidimit.

Midis këtyre emrave mund të lexojmë emrat e Xhafer Deves, Rexhep Mitrovica, Bislim Bajgora, familja Boletini dhe shumë familje të tjera atdhetare.

Kjo dosje është në gjuhën e fshehtë të ish-Jugosllavisë dhe tani Serbia quhet “Libri i armiqve të shtetit duhet të likuidohet pa gjyq dhe pa procedime”.

Serbia nga viti 1877 e deri më 10 qershor 1999 I ka shkaktuar popullit shqiptar 142 miliardë dollarë, shumë kjo që nuk do ta paguaj Serbia, por dëmi human nuk paguhët, por kujtohet.