Këshilltari i Kurtit për drejtësi, fjalë të mira për Erdoganin, sulme kundër amerikanëve - Gazeta Express
string(86) "keshilltari-i-kurtit-per-drejtesi-fjale-te-mira-per-erdoganin-sulme-kunder-amerikaneve"

Këshilltari i Kurtit për drejtësi, fjalë të mira për Erdoganin, sulme kundër amerikanëve

Gazeta Express

29/03/2020 18:32

Për kohën e shkurtër sa ishte Kryeministër i zgjedhur, Albin Kurti ishte kujdesur t’iu gjente vende pune në oborrin qeveritar, një pjesë të njerëzve që s’kishin lënë të zezë pa thënë për SHBA’në. Në mesin e antiamerikanëve ishte edhe Agon Hamza, një majtist që bënte thirrje të mos lejoheshin amerikanët as të votojnë. Ne oborrin e Kurtit në Qeveri ka gjetur vend edhe një person tjetër i cili flet fjalë të mira për Erdoganin dhe lëshon akuza ndaj SHBA’së.

Express

Lexo Edhe:

Kur u emërua Durim Berisha në pozitën e Këshilltarit të Jashtëm të Kryeministrit u bë lajm sepse Qeveria gënjeu kur tha se i njëjti kishte shkallën më të shkencore. Një ditë më vonë, Zyra e Albin Kurtit e rregulloi njoftimin dhe tregoi të vërtetën për kosovarin që po kryen studime të doktoratës në Gjermani.

Studenti që po kryen  doktoratën pranë Heinrich Heine University në Düsseldorf kishte treguar në FB se si kishte takuar Rexhep Taip Erdogan dhe tre udhëheqës tjerë turq. Kishte thënë se të gjithë, në këto takime, pa dallim i kishin ofruar mikëprtje dhe afërsi.

Por, Këshilltari i Kurtit ka fjalë tjera kur flet për zyrtarët amerikanë të punojnë në Kosovë. Në një postim tjetër, Berisha kishte kërkuar shpjegime nga analistët shpjegime se si është përvoja e tyre në ndarjen e tallit me zyrtarët vendorë e ndërkombëtarë të USAID’it. Kjo e fundit është organizatë qeveritare e SHBA’së që ka selinë edhe në Prishtinë.

Në fillim të këtij viti, Berisha kishte shkruar edhe për një deklaratë të Ambasadorit Philip Kosnett, i cili kishte paralajmëruar se SHBA’së s’do të ndërhynte në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Berisha kishte pyetur Ambasadorin amerikan se pse po ndërhynte në çështjen e tarifës së vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe e boshnjake.

“Ev Kosnett q’po ma qojshe mallin e Dastid Pallaskes edhe ti. Veq pak me i gjate koke”, kishte komentuar ai.

Berisha kishte shkuar edhe më tutje në akuza në drejtim të USAIDit në Kosovë. Kishte shkruar se USAID ka prodhuar hajnat më të mëdhenj në Kosovë. Ka thënë se këta “hajna” kanë pasur detyrë të ndajnë tallin dhe të kryejnë shërbime për agjencinë amerikane.